Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer mbrëmë rreth orës 23:00 në shkollën e vjetër ‘Branko Radiçeviq’ që ndodhet në rrugën ‘Xhon Kenedi’ në veri të Mitrovicës, ndërsa, përveç dëmeve materiale ka edhe të lënduar në njerëz.
Burime të KosovaPress-it, bëjnë të ditur se në vendin ku ka shpërthyer zjarri kanë jetuar tre familje të nacionalitetit serb, dy familje nga jugu i Mitrovicës dhe një nga Kroacia, ndërsa një person rreth 60 vjeçar është trajtuar në spitalin e veriut si pasojë e lëndimeve të pësuara.
Njësitë e zjarrfikësve kanë dalë në vendngjarje dhe kanë arritur që rreth mesnatës ta lokalizojnë zjarrin.
Deri tani nuk dihen shkaqet e shpërthimit të këtij zjarri./Kosovapress/