Një incident zjarri ka ndodhur sot në rrugën “Besa Imami” në Gjakovë, ku ka shpërthyer zjarri në një punëtori, në rrethana akoma të paqarta. Fatmirësisht persona të lënduar nuk ka, por që janë shkaktuar dëme goxha të mëdha, raporton Gazeta Sinjali.
Siç merr vesh Sinjali, objekti është djegur bashkë me pajisjet e punët që ndodheshin aty.
Pronari ka dhënë deklaratën e tij me rastin e denoncimit, me ç’rast ka bërë me dije se dëmi dyshohet se kap vlerën e rreth 20 mijë eurove.
Në vendin e ngjarjes janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe akoma nuk dihet nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme apo ka ndonjë shkak tjetër.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, pas përfundimit të procedurave, është iniciuar rasti.