Një depo është përfshirë nga zjarri në fshatin Miradi të Fushë Kosovës.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për persona të lënduar.
“Sot rreth orës 12:00, është raportuar se në fshatin Miradi të Fushë Kosovës, një objekt (depo) është përfshirë nga zjarri. Policia dhe zjarrfikësit menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar.” – ka thënë ajo.
Nacionale ju sjell pamje: