Ekipet e zjarrfikësve nxituan në Kishën e Parë të Kongregacionit në Spencer, Mass, rreth 70 kilometra larg Bostonit, pasi kambana e kishës mori flakë pas një stuhie të madhe.
Flakët shpërthyen në anët e kambanës së kishës së lashtë dhe u përhapën shpejt në katin e parë të saj përpara se zjarri i furishëm të kaploi tërë tempullin e adhurimit.
Watch the latest video at foxnews.com
Autoritetet zbuluan se askush nuk u lëndua gjatë zjarrit dhe se kisha ishte bosh kur shpërtheu zjarri, raporton nypost.
Rev. Bruce MacLeod, pastori i përkohshëm i kishës, tha se ndërtesa u ndërtua duke përdorur dru dhe materiale të tjera që nga vitet 1800, gjë që mund të jetë arsyeja pse ajo mori flakë dhe u dogj kaq shpejt.
Hetuesit nuk kanë përcaktuar ende nëse pjesët e mbetura të kishës së djegur duhet të shemben plotësisht.
Kisha e Parë Kongregacionale u ndërtua në vitin 1743 pasi Nathaniel Cunningham, një tregtar i pasur i Kembrixhit, dhuroi tokën për ndërtimin e saj – një dekadë përpara se të krijohej qyteti i Spencer.
Ky nuk ishte rasti i parë i një zjarri që shkakton dëmtime në kishë. Në janar të vitit 1862, një zjarr tjetër shkatërroi plotësisht shtëpinë e adhurimit. Ajo u rindërtua në vitin 1863.