Një veturë me targa të Serbisë është djegur mbrëmë në veri të Mitrovicës.
Vetura e regjistruar në targa KG, është djegur mbrëmë në rrugën Anke Spaiq në pjesën veriore të Mitrovicës, ka konfirmuar për KoSSev pronari i makinës.
Rasti është konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Makina ishte e parkuar në afërsi të shtëpisë së tij dhe pronari e gjeti para nisjes për në punë – rreth orës 5.45.
“E kam parkuar në vendin ku parkoj gjatë gjithë kohës. Nuk u besoja syve kur shkova në punë këtë mëngjes. Pyesja veten nëse ishte makina ime”, thotë ai.
Kjo është vetura e tretë me targa të Serbisë që po digjet në veri të Mitrovicës./Prishtinapress/