Mbrëmë, pas mesnate, në fshatin Medvec të Lipjanit, një dyqan më gjëra ushqimore është përfshirë nga zjarri.
Rasti është denoncuar në Polici nga pronari i lokalit, i cili ka njoftuar se dëmi i shkaktuar është rreth 25 mijë euro.
Sipas informacioneve të para, përveç dyqanit, edhe një objekt tjetër në afërsi të tij është përfshirë nga zjarri.
Policia dhe Zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, me ç’rast zjarri është shuar dhe fatmirësisht nuk ka pasur pasoja në njerëz.
Burimet e Sinjalit thonë se hetimet për t’i zbuluar shkaqet kanë nisur dhe me urdhër të Prokurorit është iniciuar rasti si ‘Zjarrvënie’./Prishtinapress/