Policia ka njoftuar se në rrethana të panjohura janë përfshirë nga zjarri një antenë dhe disa kabllo.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit, të cilët e kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin.
Dëmet materiale janë të konsiderueshme, ndërsa rasti është duke u hetuar.
“ZJARRVËNIE – Istog 28.08.2023 – 05:22. Në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri nje antene dhe disa kabllo. Njësitet policore dhe zjarrfikësit me ekspertët (e zjarrit) kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar e fikur zjarrin. Dëmet materiale janë të konsiderueshme, ndërsa rasti është duke u hetuar. Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori kujdestar.”