Një zjarr i madh sot i ka kapluar pyjet e Sllupçanit të Komunës së Likovës, raporton TetovaSot, duke shtuar se nuk është hera e parë që këto pyje të digjen nga duar të paditura dhe panjohura, të cilat institucionet kompetente deri më tani nuk kanë zbuluar asnjë rast.
Era e fortë zjarrin e ka shpërndarë deri te Varrezat e Dëshmorëve në Sllupçan.
Kërkohet nga organet kompetente që të reagojnë urgjentisht në shuarjen e këtij zjarri dhe apelohet që të ruhen pyjet në rajonin e Komunës së Likovës.
Kërkohet nga organet kompetente që të reagojnë urgjentisht në shuarjen e këtij zjarri dhe apelohet që të ruhen pyjet në rajonin e Komunës së Likovës.