Një zjarr i madh sot i ka kapluar pyjet e Sllupçanit të Komunës së Likovës, raporton TetovaSot, duke shtuar se nuk është hera e parë që këto pyje të digjen nga duar të paditura dhe panjohura, të cilat institucionet kompetente deri më tani nuk kanë zbuluar asnjë rast.
Kërkohet nga organet kompetente që të reagojnë urgjentisht në shuarjen e këtij zjarri dhe apelohet që të ruhen pyjet në rajonin e Komunës së Likovës.