Mbeturinat janë një problem me të cilin qytetarët e Kosovës janë përballuar gjithmonë.
Për t’i asgjësuar ato, shpesh personat e papërgjegjshëm i vënë zjarrin, duke mos menduar për pasojat.
Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë tek vendi i ashtuquajtur ‘Cigllana’ në lagjen Arbëria, më saktë afër ish-fabrikës së bllokave.
Lexues të Indeksonline kanë dërguar video e fotografi nga kjo pjesë e kryeqytet, ku shihet një tym i madh i krijuar nga djegia e mbeturinave dhe gomave.
Ata thonë se nga mbrëmë tymi ka mbuluar këtë pjesë dhe se zjarrfikësit nuk kanë mundur akoma të ndalin zjarrin.
Në pamjet e dërguara, shihet tymi i zi që vazhdon të përhapet në tërë lagjen, duke shkaktuar ndotje të ajrit.