Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parasheh që gjatë javës në vijim të ketë mot kryesisht të vranët dhe me intervale të gjata me diell.
Ky është parashikimi:
Parashikimi i Motit për pesë ditë (29maj-02 qershor, 2023)!
Mot i ngjajshem me javën e fundit
Mot kryesisht i vranet dhe me intervale te gjata me diell. Deri me 2 qershor nuk parashihen ndryshime rrenjesore sa i perket parametrave meteorologjik. Reshje shiu dhe shkarkime rrufesh do të perseriten pothuj çdo ditë por duke nderruar lokacionet dhe intensiteti i reshjeve do te jetë i ndryshueshëm. Në shum zona të kufizuara të Dukagjinit parashihet që reshjet të percjellen me stuhi dhe breshër. Reshje bresheri mund të ketë edhe në rrafshin e Kosoves, kryesisht në verilindje dhe juglindje duke përfshirë zona të kufizuara.
Sa i perketë temperaturave ato do të shënojn rritje të lehta në vlerat e mesdites. Do të fryje erë kryesisht nga juglindja dhe veriperendimi me shpejtesi 1-11m/s.