Pas dy barazimeve dhe dy humbjeve, ‘Djajtë e Kuq’ janë futur në krizë.
Manchester United barazoi mbrëmë me Valencian, 0 me 0, në ‘Old Trafford’, por që një gjë ishte shqetësuese, përcjell “lajmi.net”.
Shumë ulëse në tribuna kishin mbetur të zbrazëta, pasi tifozët nuk duan ta shikojnë se si skuadra e tyre humbet.
Newcastle, Chelsea dhe Juvetnus, janë ndeshjet e radhës për Manchester United, ndërsa Mourinho duhet të mendoj se si ta shpëtoj punën e tij.
Lojtarët tashmë janë kthyer kundër portugezit, pasi loja e mbrëmshme, tregon më së miri se çfarë po ndodh në zhveshtoren e tyre.