Dy statuse në orët e fundit në Facebook kanë ngritur dilema nëse Ganimete Musliu mund të jetë kandidatja e re për kryetare të PDK-së.
Pak ditë para konventës së partisë, Ganja ka shkruar një status ironik që bartë një mesazh në vete.
“Ku janë more kandidatët për kryetar? Rrini, rrini, 3 korriku erdhi” shkruan Musliu në Facebook.

Pak minuta më pas, Sejdi Hoxha i PDK-së ka publikuar një foto me deputetet nga Drenica, Ganimete Musliu e Ariana Musliu-Shoshi.
“Kurrë si dihet” shkruan Hoxha në statusin e tij, që lë mëdyshje për kandidimin e mundshëm të deputetes Musliu në garën për liderin e ri të PDK-së./Indeksonline/
