Dhurata Dora pa dyshim është njëra prej këngëtareve më të suksesshme dhe më të dashura për publikun, e njohur për hitet e saj të shumta.
Por, sipas burimeve, këngëtarja nuk do të ndalet me kaq, por çka po paralajmëron ajo?
Dhurata Dora bëri të ditur se hitet e reja po vijnë. Madje, kuptohet se ajo bashkëpunimin e radhës mund ta ketë me një këngëtar të huaj.
Se a do të jetë këngëtari u njohur turk Reynmen, ai i cili edhe e shpërndau këngën e Dhuratës, apo ndonjë këngëtar tjetër, mbetet të shihet.

Dhurata gjithashtu ishte e ftuar speciale në koncertin e këngëtarit të njohur GIMS në Zvicër.
Kënga e Dhuratës “Sheqer”, e cila u publikua para tri ditësh ka arritur suksese të jashtëzakonshëm, derisa vetë këngëtarja po e shijon në New York suksesin e hitit të fundit, bashkë me shoqën e saj Enisen.