0.9 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Dibrani pas emërimit në krye të burgjeve: Jam i vetëdijshëm për sfidat por bashkë do ja dalim ta zhvillojmë ShKK-në

Ismail Dibrani është emëruar sot Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK).

Kabineti qeveritar ka marr vendim që Dibrani të jetë në krye të ShKK-së për një mandat të plotë, pasi ai doli më i votuari në konkursin e shpallur nga Ministria e Punëve të Brendshme

E pas këtij vendimi, është deklaruar edhe Dibrani.

Postimi i plotë:

I vlerësuar dhe nderuar me votimin në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovë për emërimin tim në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Jam i vetëdijshëm për sfidat që na presin dhe problemet me të cilat do të ballafaqohemi por së bashku me Kabinetin e Ministres, personelin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, përkrahjen e partnerëve tanë dhe në transparencë të plot me publikun dhe mediat e lira e të pavarura në Republikën e Kosovës do të arrijmë ti tejkalojmë të gjitha vështersitë dhe ta zhvillojmë Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Emërimi në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës para se gjithash është përgjegjësi e lart shtetërore të cilën do ta  kryej me ndershmëri dhe përkushtim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img