Drejtori i Burgjeve, Ismail Dibrani po qëndron në vizitë zyrtare në Hungari. Ai ka takuar drejtorin e Shërbimit Hungarez të Burgjeve, Gjeneral Lejtnant Tamas Toth dhe ka vizituar Institucionet Korrektuese Hungareze si dhe kompanitë ekonomike të cilat e zhvillojnë aktivitetin e tyre brenda burgjeve. Dibrani ka bërë të ditur se kjo vizitë për qellim ka forcimin e bashkëpunimit në fushën e ekzekutimit të sanksioneve penale.
Postimi i plotë:
Me ftesë të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Hungarez të Burgjeve, Gjeneral Lejtnant Tamas Toth kemi vizituar Institucionet Korrektuese Hungareze si dhe kompanitë ekonomike të cilat e zhvillojnë aktivitetin e tyre brenda burgjeve.
Kjo vizitë për qellim ka forcimin e bashkëpunimit në fushën e ekzekutimit të sanksioneve penale.
Në takim me z.Tamas Toth disktuam për sfidat dhe të arriturat e institucioneve tona ku theks të veçantë i kushtuam gjetjes së zgjidhjeve me të mira inovative për zhvillimin e sistemit të burgjeve.
Ndërveprimet e tilla ndërkombëtare përmirësojnë bashkëpunimin dhe ndikojnë në forcimin e drejtësisë penale në të dyja vendet.