Portieri i talentuar shqiptar, Diant Ramaj, është drejt largimit nga Ajax, ku Borussia Dortmund ka shfaqur interesim që ta ofrojë.
Plani i klubit gjerman nuk përfundon thjesht me blerjen e tij, pasi Borussia Dortmund e ka në mendje që, pasi të finalizojë transferimin e Ramajt, ta huazojë atë te FC Copenhagen.
Ramaj, tani 23-vjeçar , ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në vendin ku ka lindur, dhe Borussia Dortmundi duket të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.
Aktualisht, ai ka mbetur në hijen e Remko Pasveer te Ajax, ku është zgjedhja e dytë për rolin e portierit kryesor.
Negociatat mes Borussia Dortmundit dhe Ajax janë tashmë në fazën e avancuar, dhe pritet që transferimi të finalizohet më së largu nesër.