Site icon PrishtinaPress

Diant Ramaj: Jam i fortë mendërisht shkaku i prejardhjes nga Kosova

DORTMUND, Signal Iduna Park, 06-08-2023 , season 2023 / 2024 , Friendly match. during the match Borussia Dortmund - Ajax, Ajax goalkeeper Diant Ramaj

Portieri i Ajaxit Diant Ramaj ka zënë vendin titullar dhe po ambientohet mirë në kampionatin holandez.

Ramaj, i cili është me prejardhje nga Kosova në një intervistë të dhënë për mediumin holandez “De Telegraaf”, ka deklaruar se pikërisht nga vendi që vjen i ka ndihmuar në karrierë, transmeton Klankosova.tv.

“Prindërit e mi kanë lindur në Kosovë dhe kanë ikur në Gjermani për shkak të luftës me Serbinë. Ata lanë gjithçka pas dhe fjalë për fjalë përfunduan në një vend të ri pa asgjë. Historia dhe karakteri i tyre më kanë formuar këtë që jam sot”, thotë Ramaj.

Ai, ka treguar se nga ka buruar dëshira për futbollin.

“Gjithmonë e kuptoj se nga vij. Në rininë time nuk kishim shumë, por në fakt gjithçka. Kishim gjithçka që kishim nevojë, unë dhe vëllai im Dijon, tre vjet më i madh. Ne ishim plotësisht të lumtur duke luajtur futboll në rrugë me mbesat dhe nipërit tanë.”

“Prindërit e mi kanë luajtur një rol në faktin që unë mund t’i “parkoj” lehtësisht pengesat gjatë një ndeshjeje në kokën time deri në analizat pas ndeshjes. Mendoj se është edhe prejardhja ime nga Kosova, sepse njerëzit nga Ballkani janë të fortë mendërisht”.

Ramaj mes tjerash ka treguar se ka mësuar shumë nga eksperienca në Gjermani, veçanërisht nga Kevin Trapp.

“Ai është një nga portierët më të mirë në Gjermani. Kam mësuar shumë prej tij”.

“Gjërat po shkojnë mirë, por një portier nuk duhet të ulet kurrë. Përtacia shkakton gabime dhe pothuajse çdo gabim i një portieri i kushton ekipit një gol. Duhet të jem i përqendruar në çdo minutë të lojës”.

Përndryshe, Ramaj ka përfaqëuar në nivel të kombëtareve, Gjermaninë, nga grupmoshat U18 deri në U20.

Ndonëse, është preardhje nga Kosova, ai ende nuk ka marrë ndonjë ftesë. /Klankosova.tv.

Exit mobile version