-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Dialogu ‘shtyn’ zgjedhjet

Vazhdimi i dialogut Prishtinë – Beograd, tani edhe me pjesëmarrjen e presidentëve të të dyja shteteve, vlerësohet si sinjal i qartë se pushteti nuk është i interesuar për zgjedhje të parakohshme gjatë këtij viti, të cilat po i kërkon vazhdimisht opozita kosovare.

Përfaqësuesit e Qeverisë thonë se deri më tani nuk ka pasur indikacione serioze për zgjedhje të parakohshme dhe se një gjë e tillë është vetëm dëshirë e opozitës.

Kurse, subjektet opozitare në vend thonë se pushteti është i interesuar që ta vazhdojë dialogun me qëllim që të mos u shkurtohet mandati.

Kurse, analistët politikë thonë se në këtë situatë përveç pushtetit në Kosovë, as Bashkimi Evropian nuk është i interesuar për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë, shkruan Gazeta “Zëri”.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas kthimit nga Brukseli ka thënë se situatat e krijuara në vend pas veprimeve të fundit nga Serbia ishin tema kryesore të takimit.

“Jam i kënaqur që qëllimi kryesor i takimit për uljen e tensioneve është arritur. Por na mbetet shumë të punojmë për normalizimin e raporteve ndërshtetërore. Është e rëndësishme që të kërkojmë ndalimin e veprimeve nga Serbia, që qëllim kishte destabilizimin e situatës në Kosovë. Këtu përfshihen të gjitha veprimet e ndodhur në periudhën e fundit. Të dy palët jemi dakorduar se dialogu nuk ka alternativë”, ka deklaruar Thaçi në një konferencë për medie.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img