-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon javën e ardhshme

Javën e ardhshme pritet që të vazhdojë dialogu midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Delegacioni i Serbisë, i udhëhequr nga shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se pritet të bisedohet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura për Asociacionin e komunave serbe, për gjyqësorin, telekomunikacionin dhe lirinë e lëvizjes.
Por Prishtina zyrtare ka mohuar se në këtë raund bisedimesh do të diskutohet për Asociacionin.
“Kjo temë nuk pritet të diskutohet pa u pajisur Kosova me Kodin telefonik nga ITU-ja’, është shprehur ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri.
Udhëheqësja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se javën e ardhshme do të ketë diskutime me palën serbe për të parë sa janë zbatuar disa marrëveshje të arritura më herët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img