4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Dialogu me Serbinë, Limaj: Më vjen keq për ata që e votuan Kurtin për patriot

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për shkak të vendimeve dhe veprimeve të tij në raport me dialogun për normalizim të raporteve me Serbinë.

Limaj ka thënë se i vjen keq për të gjithë ata votues që i kanë besuar Kurtit për patriot. Ai ka thënë se Kosova kurrë s’ka pasur ekip më të dobët negociues sesa ky që Kurti ka mbajtur afër vetes për këto dy vite.

“Më vjen keq për votuesit që i kanë besuar patriotizmit të Albin Kurtit. Kosova kurrë s’ka pasur ekipe më të dobëta, sesa ky që e ka marrë Kurti me vete këto dy vite”, ka thënë Limaj.

Sipas tij, është joserioze që Kurti ta shoh për herë të parë draftin e Ekipit Menaxhues në Bruksel, kur dihet që ai ekip i përgjigjet Republikës së Kosovës.

“Nëse Kurti e ka parë për herë të parë draftin kur është prezantuar ty, është joseriozitet. Albini është dashtë me i thirrë ata njerëz në respekt të marrëveshjes. Shef I tyre është kryeministri. I fton disa herë, edhe me konferencë shtypi, edhe me letër. Nëse ata s’përgjigjen atëherë i shkarkon”, ka shtuar Limaj në FRONTAL në T7.

Limaj thotë se Kurti e ka nxjerrë veten dhe Kosovën joserioze në Bruksel.

“Ky s’e ka bërë atë punë. Ky është duke u fut në një situatë kaotike. Grupi Menaxhues është serb, por është i Kosovës. Ky shkon në Bruksel e qet veten e vet joserioz dhe Kosovën joserioze. Një kryeministër serioz nuk e lejon shtetin e vet me ra në ato pozita”, ka shtuar tutje Limaj.

Sipas kreut të NISMA-s Kurti ia ka bërë një dëm të madh Kosovës meqë drafti për Asociacionin tashmë është në tavolinë.

“Ia ka bërë një dëm të madh Kosovës. Ai draft tashmë është në tavolinë. S’ka qare pa e zbatu. Kurti veç po e rëndon gjendjen e Kosovës. Këtu ke obligime ndërkombëtare”, ka thënë Limaj.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img