Site icon PrishtinaPress

Dialogu Kosovë-Serbi: Sot mbahet takimi i radhës në Bruksel

Sot në Bruksel do të mbahet takimi i radhës në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

Kosovën do ta përfaqësojë kryenegociatori, njëherësh zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi.

Sipas një njoftimi, Bislimi ka udhëtuar të mërkuren për në kryeqendren evropiane.

“Ai do të marrë pjesë në takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut, ku do të trajtohet zbatimi i Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit, Aneksit Implementues të 18 marsit dhe planin e ri për ecjen përpara i 21 tetorit”.

Në njoftimin e ekzekutivit thuhet se ky është takimi vijues i këtij procesi pas atij të 26 tetorit me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe BE-së, “ku Republika e Kosovës theksoi qëndrimet e saj e gatishmërinë për nënshkrim dhe zbatim të plotë të marrëveshjeve”.

Exit mobile version