-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Dialogu i munguar i sindikatave me Qeverinë

Derisa Sindikata e Bashkuar e Arsimit nuk po gjenë një dialog social me Qeverinë, nxënësit rrezikojnë të mbeten larg bankave të shkollës edhe në fillimvitin mësimor në shtator.

Kryetari i Sindikatws se Arsimit, Rrahman Jasharaj, tha se të gjitha veprimet do të ndërmerren ndaj kësaj sjelljeje të Qeverisë. Por sipas tij, grevat dhe protestat deri më tash nuk kanë ndikuar që institucionet të kthejnë kokën tek sindikatat dhe t’i ftojnë për dialog social.

Mungesa e dialogut social mes sindikatave dhe Qeverisë po ndikon edhe në zbrazjen e vendit. Kryetari i sindikatës së sektorit privat jep alarmin se Kosova rrezikon të mbetet pa fuqi punëtore. Sipas tij, që nga janari 300 mijë qytetarë u larguan nga Kosova.

Në Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës nuk e përjajshtojnë mundësinë e protestave, për shkak të shpërfilljes së kërkesave të punëtorëve.

“Kur kanali i komunikimit nuk funksionon protesta është ajo që qartëson – kuptohet, për ata që e duan qartësimin. Ne si sindikata përdorim mjete ligjore për të realizuar kërkesat e drejta që do të duhej të realizoheshin me dialogun e mirëfilltë social. Protestat sjellin rezultate, po edhe marrin energji”, tha Atdhe Hykolli, kryetar i BSPK-së për RTV21.

Sindikatat shtrojnë nevojën edhe për themelimin e Këshillit ekonomik social, për të përçuar kërkesat e punëtorëve.

Për shkak të mungesës së një dialogu social, i gjithë viti 2023 është karakterizuar me greva dhe protesta të punëtorëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img