Federico Dimarco po konfirmohet si një nga pikat e forta të skuadrës së Interit.
E paraqitjet e tij kanë zgjuar interesimin nga disa skuadra të mëdha evropiane.
Manchester City dhe Chelsea janë dy ekipet angleze që raportohet se kanë shprehur interesim për shërbimet e italianit.
Dimarco ka kontratë deri në vitin 2026 me Interin dhe ka një pagë pak më shumë se 1.5 milionë euro në vit.
E ulët për atë që po demonstron 26-vjeçari i majtë, me skuadrat e mëdha angleze të gatshme për të katërfishuar pagën e tij për ta rrëmbyer nga klubi italian.