0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

“Dhurata je ti” – Morena i bën Stresit dhuratë të veçantë

Morena Taraku ka një miqësi të ngushtë me reperin nga Shqipëria, Stresi.

Dyshja përveç që vite më parë bashkëpunuan në muzikë, kanë krijuar një raport të fortë miqësor.

Bukuroshja nga Peja ka treguar përkrahjen e saj të madhe për reperin edhe gjatë kohës sa ai ishte pjesë e Big Brother VIP Kosova, nga ku Stresi doli fitues.

Foto: Stresi/Instagram

Por, marrëdhënien e tyre e ka dëshmuar edhe një postim i fundit që ka bërë Stresi, ku në një foto që postoi në InstaStory shihet Morena duke i vendosur një qafore në dukje e kushtueshme.

Në mbishkrimin e imazhit reperi ka zbuluar se qaforja ishte dhuratë nga vet Morena, e të cilën e falënderoi publikisht.

Foto: Arkiv

“Faleminderit për dhuratën, por dhurata ishe ti”, ka shkruar Stresi.

Fotografia e dyshes u realizua gjatë koncertit të Noizyt “Alpha Show”, ku Stresi performoi gjithashtu, dhe Morena ishte në audiencë për ta mbështetur.

Kujtojmë që Stresi dhe Morena sollën dy bashkëpunime ndër vite, në 2015 dyshja lansuan duetin “Ki me bo”, ndërsa në 2020 “Bad Girl”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img