Site icon PrishtinaPress

Dhurata Hoxha në bisedë telefonike me Avramopoulos, merr përkrahje për Kosovën

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka patur bisedë telefonike me Komisionerin e Bashkimit Europian për Migrim, Dimitris Avramopoulos pas ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi.

Hoxha shkruan se Avramapolous i ka ofruar përkrahje të plotë për liberalizimin e vizave.

“Sapo pata një bisedë telefonike me Komisionerin e Bashkimit Europian për Migrim, Dimitris Avramopoulos, i cili përgëzoi për Ratifikimin e Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi.
Si mik i Kosovës, më siguroi se vendi ynë do ta ketë përkrahjen e plotë të tij dhe BE-së për liberalizimin e vizave. Gjithashtu, ofroi mbështetjen për procesin e integrimit të Kosovës në BE” shkruan Hoxha në Facebook.

Exit mobile version