Është një prej këngëtareve më të suksesshme shqiptare dhe vazhdon të jetë aktive me perfromanca të ndryshme edhe gjatë kësaj periudhe të vitit.
Bëhet fjalë për Dhurata Dorën, e cila së fundmi ka ndezur atmosferën në festivalin “Easy shqipe” që bëri bashkë disa prej emrave më të njohur të estradës shqiptare.
Këngëtarja e hitit “Gajde” së fundmi ka postuar disa imazhe në llogarinë e saj në Instagram me dukjen që u paraqit gjatë performancës së fundit.
Dhurata shihet e veshur me një trupore me ngjyrë të zezë dhe dekolte të tejdukshme dhe dorëza të gjata që u puna nga dizenjatori shqiptar Valdrin Sahiti.
Për të kompletuar pamjen me stil, Dhurata la flokët e gjata në valëzuara që i bini sipër supeve ndërsa shihet me makijazh të theksuar.
Veshja që ia theksonte format trupore u përshtat edhe me një palë çizme të gjata me ngjyrë të zezë.
Dhurata si çdo herë tjetër plotë shkëlqim dhe e mahnitshme ndërsa të shumta ishin edhe komentet e fansave të saj sipër imazheve.
Ndryshe, kujtojmë që projekti i fundit nga këngëtarja është bashkëpunimi me Azet dhe Zuna “Oeo”, teksa reperja Loredana ka lënë të kuptohet se po vjen në një duet me Dhuratën.