Kënga me titull “Harrom” flet për një dashuri që përfundon me ndarje, dhe e sjell Dhuratën duke interpretuar plot ndjenjë.
Megjithëse videoklipi është i thjeshtë, i përshtatet shumë mirë këngës që në fokus e ka zërin e veçantë të këngëtares Dora.
Për tekstin dhe melodinë e këngës “Harrom” janë përkujdesur Dhurata Dora, Tonic dhe Denk, ndërsa instrumentalin e kanë bërë, Bannzz, Tonic dhe Fatjoni.
“Harrom” është kënga e katërt e Dhurata Dorës e lansuar gjatë vitit 2020, çka nënkupton se këngëtarja shumë e dashur për publikun ka qenë mjaft e angazhuar edhe gjatë pandemisë, duke u kujdesur t’i argëtojë fansat e saj me muzikë të re.