-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Dhunuan 16-vjeçaren në Drenas, morën burg deri 4 vjet

Rrëfimi i saj pati alarmuar shtetin, pesë vjet më parë.

Me këtë rast, viktima 16-vjeçare nga Drenasi pati treguar se si ishte keqtrajtuar seksualisht nga mësimdhënësi Shkelzen Xhekaj e më pas edhe nga zyrtari policor Vesel Veseli.

Ky i fundit, e pati detyruar vajzën të abortojë, pasi e kishte lënë shtatzënë.

Të dy u përballën me drejtësinë për këtë rast. E me akuzë për keqpërdorim seksual të së miturës u pati ngarkuar edhe Gazmend Halilaj që në fillim ishte avokat i profesorit Xhekaj.

Grupit prej këtyre treve u ishin bashkuar edhe dy profesorë tjerë, pas ekzaminimit të telefonit të vajzës. Për shkak të keqtrajtimit seksual të së miturës, të gjithë këta iu nënshtruan një procesi të drejtësisë, nga viti 2019. Vendimi përfundimtar për ta, edhe për procesin e rigjykimit, u dha nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Profesori Shkelzen Xhekaj, që i pari e kreu veprën penale, i mori 4 vjet e 6 muaj burg. Gjysmë viti më pak gjykata ia dha policit Veseli që ishte shef i hetimeve në stacionin policor të Drenasit. Po kaq vjet, 4, iu dhanë edhe avokatit Gazmend Halilaj.

Profesorin që u hetua më vonë, I.R i mori 24 muaj burg, të cilat nuk do t’i mbajë nëse nuk kryen vepër tjetër penale për 3 vjet. Tjetri u lirua krejt. Këto dënime janë të pamjaftueshme, sipas përfaqësuesit të viktimës.

Avokati thotë se dënimet duhej të ishin shumë më të larta, pasi viktimës dhe familjes së saj iu bë dëm i madh. Të dëmtuarit po kërkojnë kompensim dhe padinë për këtë e kanë dorëzuar në gjykatë.

Këta presin që, sië parashihet me procedurë, prokuroria të bëjë ankesë për këtë vendim të rigjykimit. Të njëjtën gjë mund ta bëjnë edhe avokatët e të dënuarve, por se a do të veprojnë kështu, nuk dihet. Asnjëri nga ta nuk pranoi të deklarohet për Klanin, rreth vendimit më të ri të Gjykatës.

Ky rast pati nxitur reagime të shumta në vend, duke përfshirë krerët e shtetit dhe ambasadorë që shërbejnë në Kosovë.

Po ashtu, për këtë ishte mbajtur edhe seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Republikës ndërsa në disa komuna u patën organizuar protesta në mbështetje të viktimës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img