Një person i dyshuar është arrestuar, pasi që dyshohet se ka dhunuar një vajzë të premtën, në Suharekë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
‘’ Suharekë 26.05.2023-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartëcekur ndaj viktimës femer kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.’’ Thuhet në raportin e Policisë.