Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin për dhunim.
Në njoftimin 24 orësh të policisë është bërë e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull nën dyshimin se ka kryer veprën “Dhunim”, ndaj viktimës femër.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.