Një e mitur nga Prishtina dyshohet se u dhunua nga një person, i cili tashmë është arrestuar, shkruan GazetaDemos.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 15:00, përderisa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 17.09.2023-15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur, ndaj viktimës femër kosovar-e mitur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, njoftojnë nga Policia e Kosovës./GazetaDemos/