-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Dhunohet një 14 vjeçare, babai i të dyshuarit thotë se ai është manipuluar

Të dielën në Fushë Kosovë, dyshohet se është dhunuar një vajzë e mitur 14 vjeçare.

Brenda kësaj shtëpie të pabanuar në Fushë-Kosovë, të dielën dyshohet se ndodhi diçka e rëndë.

Aty raportohet se abuzua seksualisht me një 14 vjeçare.

Veprën dyshohet se e kreu 15-vjeçari me iniciale P.K, i cili, tashmë ndodhet në paraburgim.

Megjithatë, prindi i të dyshuarit thotë se djali i tij është manipuluar nga një person për ta kryer aktin.

Sipas kërkesës për paraburgim të cilën e ka siguruar T7, në ditën kur është kryer akti, prezent dyshohet se ka qenë edhe një person me inicialet B.C.

Të martën, televizioni ka tentuar ta marrë një sqarim nga ai, por i njëjti nuk ka qenë në banesën e tij.

Sipas babait të të dyshuarit, djali i tij ka edhe ngecje mendore. Për këtë arsyje, ai e ka edhe një kërkesë për organet e rendit.

Por, sa është e realizueshme kjo kërkesë sipas dispozitave ligjore?

Në anën tjetër, prindërit e të miturës nuk kanë pranuar të flasin për këtë rast.

Kurse, nga Qendra për Punës Sociale në Fushë Kosovë, thonë se e mitura ka pranuar tretman psikologjik.

Sipas Bislimit, viktima, gjatë kësaj periduhe do të ketë vizita të vazhdueshme nga punëtorët social.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img