Policia e Kosovës ka njoftuar se në komunën e Gjakovës, i dyshuari mashkull në vazhdimësi ka keqtrajtuar fizikisht dhe psikqikisht bashkëshorten e tij. Rastin e ka raportuar viktima femër, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt.
“Viktima femër kosovare me datën 30.11.2022 ka raportuar se në vazhdimësi është keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./Prishtinapress/