Site icon PrishtinaPress

Dhunimi i 23-vjeçares në Pejë, sonte seanca për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit

Sonte do të mbahet seanca për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për dhunimin e 23-vjeçares në Pejë, e cila është me prejardhje nga Shqipëria.

Prokuroria e ka konsideruar që ekziston rreziku i ikjes së tyre duke pasur parasysh që vepra penale për të cilën ata dyshohen është e sanksionueshme me burgim prej pesë deri në 15 vjet dhe meqë atyre u kanoset një dënim më i lartë, ata mund të arratisen dhe me këtë rast të pamundësohet prania e tyre në fazat e mëtutjeshme të procedurës.

23 vjeçarja dyshohet se është dhunuar me 8 dhe 9 dhjetor të këtij viti, dhe të dyshuarit u arrestuan të mërkuren.

Të dyshuarit janë të moshës 66 dhe 67 vjeçar, dhe njëri prej tyre është babai i ish-deputetit Veton Berisha.

Exit mobile version