Site icon PrishtinaPress

Dhunimi i 11 vjeçares në Prishtinë, arrestohet edhe një person

Policia e Kosovës e ka arrestuar personin e 12-të lidhur me dhunimin e 11 vjeçares në Prishtinë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një person (madhor) në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi”, sipas KPRK-së, lidhur me rastin e 11 vjeçares, në qershor të vitit 2022.

“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, në gjykatën kompetente” thuhet në njoftim.

Exit mobile version