-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Dhunë në një familje në Malishevë: Burri rrah gruan, 44-vjeçarja kërkon ndihmën e Policisë

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese.

Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre. Ato shpeshherë nuk kanë guxim t’i denoncojnë këto raste në Polici për shkak se përballen me kanosje serioze.

Dhunë në familje dyshohet të ketë ushtruar edhe një person në Malishevë, i cili përfundoi në Polici pas denoncimit nga bashkëshortja e tij.

Viktima fillimisht është dërguar për ekzaminime mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, ku është konstatuar se ajo nuk ka lëndime trupore dhe më pas ka dhënë dëshminë e saj para organeve të hetuesisë.

Bazuar në dëshminë e saj, i shoqi në mënyrë sistematike ushtron dhunë psikike e fizike ndaj saj, gjë e cila kishte ndodhur edhe mëngjesin e djeshëm ku i dyshuari kishte shpërthyer në të shara e fyerje ndaj viktimës.

51-vjeçari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img