Ndihmën e Policisë e ka kërkuar dje një grua nga fshati Gaqkë e Ferizajt, pasi e njëjta është dhunuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas një konflikti me bashkëshortin e saj, 28-vjeçarja është sulmuar fizikisht dhe si pasojë ka marrë lëndime trupore. Viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për veprën penale ‘Dhunë në familje’.