Site icon PrishtinaPress

Dhuna në Veri, Kurti sheh skenar për ndarjen e Kosovës: Duhet ta zmbrapsim me miqtë dhe partnerët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është rikthyer në të kaluarën duke e kundërshtuar sërish idenë e shkëmbimit territorial në mes Kosovës dhe Serbisë – dhe duke e parë si skenar për ndarjen e Kosovës.

Në një intervistë për Geopost, Kurti ka thënë se kjo ide mund të vijë në shprehje vetëm përmes dhunë.

Kështu kryeministri Kurti e ka cilësuar si një ide të dështuar.

Ata prej këtij projekti të dështuar nuk kanë hequr dorë në formën e një ideje. Por kjo ide, për të ardhur në shprehje mund të bëhet vetëm nëpërmjet dhunës. Dikur ka mundur të vijë në shprehje edhe nëpërmjet bisedimeve, për shkëmbim territorial dhe ndarje të Kosovës. Sot kjo ide mund të vijë në shprehje vetëm nëpërmjet dhunës dhe këtë ne jemi duke e parë dhe këtë duhet ta zmbrapsim dhe për këtë na nevojitet ndihma e partnerëve dhe miqve tanë ndërkombëtarë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian, NATO-s, Mbretërisë së Bashkuar e kështu me radhë”, ka thënë Kurti

Ne di t’ia dalim, do të jemi të suksesshëm dhe unë jam shumë optimist për këtë gjë, por duhet të jemi bashkë, të fortë, të palëkundshëm sepse situate nuk ka qenë kurrë më e qartë, sepse nuk nevojitet asgjë më shumë as më pak se sa sundimi i ligjit dhe kushtetutshmëria në diku 1/6 e territorit të Kosovës që është mbi lumin Ibër”, ka deklaruar ai.

Kurti kishte organizuar edhe protesta kundër ideve të shkëmbimit territorial.

Gjatë kësaj interviste ai e ka folur edhe për situatën në Veriun e Kosovës.

 

Exit mobile version