1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Dhuna në Kuvend, Haxhiu: Krejt ishte skenar i përgatitur nga VV-ja, nuk e di kë e kam goditur

Seanca e djeshme plenare në të cilën ishte paraparë të diskutoheshin 31 pika të rendit të ditës, përfundoi me grushte mes deputetëve të partisë më të madhe opozitare në vend, Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputetëve të shumicës parlamentare e anëtarëve të kabinetit qeveritar.

I përfshirë në përleshje ishte edhe deputeti, Bekim Haxhiu, i cili mbrëmë ka shprehur keqardhjen për atë që ka ndodhur.

Haxhiu ka lënë fajtore Lëvizjen Vetëvendosje, pasi që sipas tij, gjithçka ka qenë skenar i përgatitur nga ta.

Ai më tej ka thënë se nuk e di kë e ka goditur e as kush e ka goditur.

”Ka qenë reagim spontan, nuk e di kujt sepse ka qenë shpejt. Nuk i kam pa videot”, ka thënë deputeti i PDK-së në T7.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img