1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Dhuna ndaj të moshuarës- reagon Kurti

Një rast i tmerrshëm ka ndodhur në qytetin e Pejës. Në videon e bërë virale në rrjetet sociale e media, shfaq disa infermiere në Shtëpinë e të Moshuarve “Orenda” në Pejë, teksa rrahin dhe keqtrajtojnë në mënyrë çnjerëzore një paciente.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar mbi sulmin brutal të sotëm, që përjtoi një e moshuar nga një infermiere dhe disa kolege të saj, në një shtëpi të pleqve kujdesi në Pejë.

Kurti thotë se ajo çfarë panë sot ishte e tmerrshme dhe secili u shokua.

”Ajo që pamë sot ishte e tmerrshme. Nuk ka qytetar i cili s’është shokuar, kurse institucionet me të marrë vesh sulmin mbi nënën, të moshuaren, në Qendrën Strehimore në Pejë, janë aktivizuar dhe kanë vepruar.

Të moshuarit janë më të dashurit tanë. Ata kanë kontribuar në shoqëri në aq shumë aspekte për kohën më të gjatë sesa të gjithë ne të tjerët. Do të qëndrojmë pranë tyre si me vendime e përgjegjësi qeveritare, gjithashtu edhe me ndenjën dhe përkujdesjen qytetare”, shkruan Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img