Site icon PrishtinaPress

Dhuna ndaj grave: Prishtinasi kërcënon ish-partneren me të cilën bashkëjetoi, ajo kërkon urdhër mbrojtës

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar gjatë ditës së djeshme edhe një grua në Prishtinë, e cila e ka raportuar burrin me të cilin ka bashkëjetuar për vite me radhë, por janë ndarë si pasojë e raste të shpeshta të dhunës në familjen e tyre.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se viktima, e cila ka një fëmijë nga martesa e mëhershme, ka pasur telashe kohëve të fundit, pasi ish-partneri i saj e ka kërcënuar duke ia zënë pritën rrugës.

Përballë kësaj situate, ajo ka vendosur që ta denoncojë rastin, para se të ndodhë diçka më e keqe dhe ka kërkuar urdhër mbrojtës, për shkak të frikës dhe shqetësimit që i dyshuari ia ka shkaktuar.

Si rezultat i denoncimit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si “Dhunë në familje” dhe ndërmarrjen e veprimeve hetimore posa i dyshuari të bie në prangat e Policisë.

Exit mobile version