Shkruan, Bardhyl Jashari absolvent i Fakultetit Juridik në Prishtinë, shpërngulur nga Presheva nga shkaku i dhunës shtetrore serbe, jeton në Bruksel rreth dhjetë vite.
– Isha një student i ri me plot energji, me ëndrra rinore, se një ditë do të bëhesha një Jurist i mirë, Advokat e Gjyqëtar dhe do të kontriboja në vendlindjen time, por të gjitha ëndrrat dhe realitetin tim jetsor më i vrau një aparatur e tërë shtetrore e quajtur me emrin shovenizëm serb.
Përjetova me dhjetra herë tortura nga policia e xhandarmëria e ushtria serb që nga nga viti 2001 deri më 2010 deri sa u shpërngula, të njejtin fat kishin edhe familjarët e mi, na dogjën njërën shtëpi më vitin 2003 dhe tani së fundmi të dytën më 2013 dhe na i rrafshuan deri në themel. Sa herë bija në gjumë nuk e dija se a do të zgjoheshim të gjallë, apo qizmen e xhandarit të vënë mbi kokat tona në krevat, nën kërcnim të vazhdueshëm.
Me menduar jo për të jetuar por për të mbijetuar i gjallë, kjo barrë e dhunës e terrorit shtetror serb ishte shumë e rënd. Nuk kisha se si të kaloja një ditë në tjetrën, ku pluhuri i robërisë më kishte mbuluar, harresa e njerzimit më kishte lënë anash ku nuk guxoja të dilja jashtë shtëpis se arrestohesha, sulmohesha e torturohesha nga policia serbe.
Me që po bartja një të kaluar të popullit tim atë se i takoja besimit të krishter atij Katolik, isha i stigmatizuar shpesh herë nga rrethi shoqëror që ishin me direktiva të shtetit serb, dhe as që kisha një Kish Katolike se ku të kryeja ceremonit fetare, pasi që ato gjatë periudhave të ndryshme të histories së popullit tim na u përvetsuan në mënyr të dhunshme nga pushteti serb. Unë si i krishter pa asnje sakramnet fetar, vetëm se e vështroja me sy Kishën e të parve të mi që gjindet mbi kalan e fshatit tim, e që nuk më lejohet të hyja në të vetëm se jam shqiptar katolik.
Mentaliteti politik në vendlindjen time gjegjësisht në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, mjerisht asgj nuk lë për të dëshiruar, krim, klientizëm, nepotizëm e çka jo se vetëm kështu dëshiron shteti serb, dhe ajo çka është më e keqja janë bashkëveprues në politikën e shpërnguljes spastrimit të asaj populate shqiptare.
Brenda javës së paku dy herë dal i pres këtu në Bruksel autobust që vijn nga vendlindja ime, të mbushur me popullat plot që marrin rrugën pakthim të mërgimit duke bredhur rrugëve të botës, dhe posa ti shoh më mbushen syt me lot, athua vallë ç’po ngjet me fatin e popullin tim. Kurse politikajt e vendlindjes sime bredhin kinse takimeve zyrtare sa nga Beogradi sa nga Stambolli me kohortat e tyre kriminale dhe me epshin e të qenurit politikan, ose politikëbërs, e që në fakt janë memec, të shurdhur e të verbërt nga realiteti i hidhur i popullit të vendlindjes sime.
Ato lëndina të fushës së Rahovicës së Preshevës tani në këtë stinë prnaverore më kujtohen edhe në ëndërr, në çdo çast edhe pse jam me mijra kilometra largë, dhe më ndalet fryma dhe zemra vetëm sa nuk më pushon, pasi që nuk po mundem ti vizitoj dhe as që bëhet fjal të kthehem e të jetoj aty ku fjalën e parë e fola shqip, jo me vullnetin tim por të një krijese të pamëshirshme e quajtur Serbi, ndaj identitetit tim.
Nga një njeri më vendlindje jam mbetur një njeri pavendlindje paatdhe dhe në mëshirën e kohës në çdo kënd të këtij planeti i huaj.
Më: 04.04.2017
Bruksel-Belgjik