“Njëkohësisht gjatë kësaj ceremonie u prezantuan objektivat të cilat pritet të arrihen brenda periudhës tre vjeçare gjatë implementimit të Fazës së II-të të këtij projekti, i cili ka për qëllim të ofrojë trajnime dhe mundësi për të ndihmuar gratë të zhvillojnë aftësi të reja, të fillojnë biznese ose të gjejnë një punë të qëndrueshme”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa, në takimin e zhvilluar me përfaqësues të Kosova Women For Women, DhTIK ofroi përkrahjen e saj të pakontestueshme për të fuqizuar gruan në shoqëri duke lënë të hapur mundësinë për bashkëpunim në të ardhmen.