Dhoma e ndejës së shtëpisë Qerkezi është lëvizur në Muzeun Etnologjik të Kosovës dhe do të presë mysafirë nga 8 marsi deri më 22 mars.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes një shkrimi në Facebook.
Autor i kësaj ekspozite është Artan Korenica.
“Tavolina e shtëpisë së Ferdonije Qerkezit është e zbrazët tash e 24 vite. 8 marsin e këtij viti do ta presim në tavolinë bashkë me zonjën Ferdonije”.
“Dhoma origjinale e ndejës së shtëpisë Qerkezi është lëvizur në Muzeun Etnologjik të Kosovës dhe do të pret mysafirë nga 8 marsi deri më 22 mars”.
“Burri dhe katër djemtë e Ferdonijes janë rrëmbyer me dhunë nga forcat serbe në vitin 1999. Eshtrat e dy djemve janë gjetur në vitin 2005, ndërsa eshtrat e burrit dhe dy djemve të tjerë nuk janë gjetur ende”.