Site icon PrishtinaPress

Dhjetëra ish-luftëtarë të UÇK’së do të paraqiten në Hagë këtë muaj

Me 17 shkurt Kosova do të festojë ditëlindjen e saj të 11.Por, këtë ditë nuk do të mund ta festojë në vendlindje një ish pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky ish luftëtar  i UCK-së që është nga Komuna e Rahovecit,  emër i njohur për redaksinë, me 17 shkurt do të duhet të paraqitet në Hagë për tu intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Por, para tij pran prokurorëve në Hagë do të paraqiten edhe dhjetëra ish udhëheqës të UCK-së.

Një nga ta është ish komandanti i Përgjithshëm i UCK-së, Sylejman Selimi që siç merr vesh televizioni, në Hagë do të duhet të paraqitet me 9 janar.

E pas tij, pran prokurorëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar do të paraqitet edhe ish komandanti i Zonës së Drenicës, Sami Lushtaku.

Ai do të paraqitet në Hagë me 14 janar.

Por në të njëjtën datë, pranë prokurorëve duhet të paraqitet edhe ish komandanti i Zonës së Llapit, Rrustem Mustafa i njohur si REMI.

Pos të lartë cekurve, në Hagë do të shkojnë edhe Nazif Mehmeti e Remzi Shala.

Por, ky i fundit nga dita kur ka marr ftesë nuk dihet vendndodhja e tij.

Ndërkohë, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, T7 merr veshe se kanë arritur edhe disa ftesa të tjera por që ende nuk janë bërë publike.

Pavarësisht kësaj, po thuaj se të gjithë janë interesuar se si mund të mbrohen sa më mirë në Hagë.

Këtë gjë e kanë bërë në Ministrinë e Drejtësisë, ku është themeluar Zyra për Mbështetjen e të Akuzuarve potencial nga Dhomat e Specializuar.

“Po thuaj se na kanë kontaktuar të gjithë….”.

Driton Lajqi, thotë se kanë këshilluar të interesuarit se si të veprojnë në lidhje me rastet e tyre.

“Ua kemi dhënë instruksionet themelore. Në qoftë se e kanë  najë avokat që nuk është i certifikuar, të certifikohen sa më shpejtë. Këtu është edhe”.

Por, ani pse ekziston një fond prej 1.5 milion eurosh, ende nuk e di se sa do të ketë buxhet kjo zyrë për të realizuar mbrojtjen e të akuzuarve potencial nga Gjykata Speciale.

“Tashi propozimiet buxhetore i ka bërë ministria e drejtësisë, ai fond ka qenë i ndarë më herët, akoma nuk është definu shuma e saktë. Mirëpo cfarëdo që të jetë shuma, qeveria duhet të zbatojë ligjin”

Ndërkohë, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dërguar edhe disa pyetje drejtuar institucioneve vendore për të marr përgjigje për çështje specifike që atyre u interesojnë.

“Na ka kontaktuar sa i përket marrjes së informacioneve nga institucioneve të Kosovës, ne vetëm ndërmjetësojmë. Do të përpiqemi që të bashkëpunojmë sa më shumë që është e mundur”.

Televizioni T7, merr vesh se Prokurorët e Hagës janë shumë të interesuar që të marrin informacione për trashëgimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe për veprimtarin e personave që do të intervistohen në Hagë.

Ndryshe, sipas ligjit për Dhomat e Specializuar organet vendore janë të detyruara të bashkëpunojnë me këtë mekanizëm të drejtësisë.

Exit mobile version