3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Dhjetë vite burg për serbin që dhunoi seksualisht një shqiptare gjatë luftës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me dhjetë vjet burgim, Zoran Vukotiqin për krime lufte kundër popullatës civile, përkatësisht dhunim seksual ndaj gruaje shqiptare në komunën e Vushtrrisë.

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës ka thënë se ky është rasti i parë që dikush dënohet për një krim të tillë në Kosovë, nga Gjykatat vendore.

“Sot, është dënuar Zoran Vukotiq me 10 vjet burgim, i akuzuar për kryerjen e krimit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Ky është rasti i parë që dikush dënohet për një krim të tillë në Kosovë, nga Gjykatat vendore. Edhe pse drejtësi e vonuar, kjo ditë shënon një moment kthese dhe shprese, jo vetëm për viktimën që njohu përdhunuesin dhe dëshmoi kundër tij, por për të gjithë të mbijetuarit tjerë, që një ditë drejtësia do të vihet në vend”, thuhet në njoftim.

QKRMT përmes shërbimeve rehabilituese që ofron, ka fuqizuar të mbijetuarën në kërkesën e saj për drejtësi, si dhe ka iniciuar rastin.

“Sot, triumfoi drejtësia, jo vetëm për viktimën në fjalë, por për të gjithë të mbijetuarit e dhunës seksuale nga koha e luftës në Kosovë. Përmes këtij momentumi të ri, të mbijetuarve do t’u kthehet shpresa për drejtësi, pa të cilën assesi nuk do të ndihen të qetë. Megjithëkëtë, QKRMT konsideron që dënimi prej 10 vjetësh është i ulët, dhe do të angazhohet në të gjitha hallkat e drejtësisë që Zoran Vukotiq të marrë dënimin maksimal”, thuhet në njoftim.

QKRMT ka ftuar institucionet relevante dhe mbarë shoqërinë që të bëjmë më shumë për arritjen e drejtësisë për të mbijetuarit e dhunës seksuale nga koha e luftës në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img