8.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Dhjetë raste në gjykim për krime lufte në Kosovë, 4 të dyshuar tjerë gjenden në paraburgim

Katër persona, tre serbë dhe një boshnjak, si të dyshuar për krime lufte në Kosovë gjenden në paraburgim, përderisa janë dhjetë raste që po gjykohen për këto krime.

Tetë prej këtyre rasteve gjenden në shqyrtim në shkallë të parë e dy janë në shkallë të dytë, i tha Ekonomia Online, Amer Alija koordinator dhe analist ligjor në Fondin për të Drejtën Humanitare  Kosovë (FDHK).

“Për momentin pranë gjykatës së shkallës së parë dhe të dytë janë 10 raste në procedurë, tetë raste janë pranë gjykatës së shkallës së parë dhe dy raste janë në shkallën e dytë. Po ashtu disa muaj më parë janë arrestuar edhe katër persona për krime të luftës, ku këta katër  persona gjenden në paraburgim dhe hetimet ndaj tyre janë duke vazhduar. Pra pritet që me përfundimin e hetimeve ose të ngritën aktakuza ose të përfundojnë hetimet”, tha ai.

Alija më tej thotë gjatë vitit të kaluar nga shkalla e dytë dënimi maksimal ka qenë kundër të pandehurit Goran Staniçiq me 15 vjet burgim, kurse dënimi më i lartë ka qenë në kohën e UNMIK-ut me 20 vjet burgim.

Kur foli për gjykimin në mungesë ai tha se dënime ndodhin vetëm në letër, ngase pas arrestimi të njëjtit mund të kërkojnë rihapje të procedurave, duke bërë kështu që një procedurë të zhvillohet dy herë, raporton EO.

“Po mund të ketë më shumë procese gjyqësore, por sipas mendimit tonë si organizata viktimat nuk do të ketë statisfaksion në qoftë se personat të cilët akuzohen dhe gjykohen në mungesë dënohen vetëm në letër duke pasur parasysh se i njëjti ligj ia mundëson personave të cilat janë dënuar në mungesë me rastin e arrestimit të tyre të kërkojnë që edhe një herë rihapet procedura, pra të gjykohen rishtas prej fillimit, atëherë ne do të krijojmë dyfish, dy herë procedurat penale dhe nuk është ky një statisfaksion nëse persona të dënuar në mungesë, por të njëjtit nuk janë duke vuajtur dënimin në burg”, shtoi ai.

“Deri më tani dënimi maksimal është shqiptuar më kohën e UNMIK-ut me 20 vite burgim. Pra sipas ligjit penal Jugosllav dënimet shkojnë prej pesë vite pra minimumi është 5 vite burgim dhe maksimumi është 20 vite burgim. Pra kryesisht dënimet për krime e luftës kanë shkuar prej pesë deri 15 vite burgim nga gjykatat e Kosovës”./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img