-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Dhjetë punët që ju bëjnë të shtoni në peshë

Një studim i ri i zhvilluar online nga Harris Interactive, tregon se profesione të ndryshme me nivel të lartë stresi ju bëjnë të shtoni në peshë.

Në të vërtetë, u suprizuam me shumicën prej tyre! Po i listojmë më poshtë:

1. Guidë udhëtimi – Këta njerëz duhet të bëjnë gjithçka që të kënaqin klientët gjatë planifikimit të një udhëtimi. Përveçse mund të kenë shije krejt të ndryshme nga klientët, duhet të qëndrojnë ulur për disa orë.

2. Avokatët – Në këtë fushë, stresi është gjëja më e zakontë. Të ushqehesh vetëm për të larguar gjendjen e stresit është një praktikë e zakonshme në këtë profesion.

3. Punonjësit socialë – Në këtë rast, orët e qëndrimit ulur ndikojnë më tepër se gjithçka. Shpesh herë, punonjësit social, edhe ushqimin e hanë duke punuar, ulur, përpara kompjuterit.

4. Mësuesit – E merrni me mend pse…

5. Artistët, dizajnuesit, arkitektët – Këto lloj punësh nuk njohin orar dhe as regjim ushqimor. Hanë kur kujtohen, kur duan dhe punojnë gjithashtu pa orare.

6. Puna në administratë…sidomos këtu te ne, e dini të gjithë që puna në administratë nuk të bënë të lëvizësh nga vendi. Stresin nuk po e përmendim sepse ndryshe nga e njëjta punë në vendet jashtë, këtu nuk jemi të sigurt nëse punonjësit e administratës stresohen.

7. Shkencëtarët – Është pak a shumë i njëjti regjim me atë të artistëve.

8. Policët – A nuk është lehtësisht i përfytyrueshëm një polic që ha qofte me birra? E keni menduar ndonjëherë arsyen?! Thuhet se ky është profesioni më stresues nga të gjithë prandaj ushqimi është thjeshtë mënyrë për të luftuar stresin.

9. Agjentët e marketingut dhe marrëdhëniet me publikun

10. Specialistët e IT-së – Epo, aq shumë orë sa kalojnë përpara kompjuterit, nuk është çudi!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img