3.7 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Buy now

spot_img

Dhërmi, drejtuesi i anijes humbë jetën në detyrë

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se rreth orës 20:10, në Dhërmi, punonjësi i Policisë Kufitare i Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, shtetasi S. A., 56 vjeç, drejtues i një mjeti lundrues të Policisë Kufitare, gjatë patrullimit në det, nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe për këtë shkak ka ankoruar mjetin lundures përballë stacionit të Policisë Kufitare në Dhërmi dhe ka dalë në breg.

Menjëherë është kërkuar ndihma e urgjencës mjekësore dhe pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme, punonjësi i Policisë, shtetasi S. A. humbi jetën.

Paraprakisht dyshohet se 56-vjeçari e ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak.

Grupi hetimor në bashkëpunim me ekipin mjekësor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës së 56-vjeçarit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img